spot_img
Thursday, March 6, 2025
spot_img

Përfundon numërimi i votave, LVV aktualisht ka 48 deputetë, PDK 24, dhe LDK 20 ulëse  

Votat në parim janë numëruar, aty – këtu me diskutime për disa kuti që mund të rinumërohen.

E megjithëse nuk ka certifikim të rezultateve përfundimtare, Kuvendi i Kosovës tash e ka më të qartë pamjen se si mund të duket me këto rezultate.

Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit po prin me numër të deputetëve duke numëruar kështu 48 që pritet të zënë një pjesë të madhe të ulëseve të Kuvendit të Kosovës.

E dyta me radhë doli Partia Demokratike e Kosovës me 24 deputetë të siguruar.

Partia e tretë është Lidhja Demokratike me 20 deputetë kurse AAK-ja në koalicion me Nismën kanë 8 deputetë.

Lista Serbe kësaj radhe në Kuvendin e Kosovës ka arritur të marr nëntë ulëse pasi që të 10-tën e ka fituar Nenad Rashiq nga Partia e Pavarur Liberale.

Emra të rinj në ndërkohë pritët t’i bashkohen kësaj legjislature e të tjerë deputetë që gjatë ishin në Kuvend, kësaj radhe kanë mbetur jashtë.

Prurja e re në Vetëvendosje këngëtarja Edona Llalloshi ka marr mbi 40 mijë vota kurse vend siguroi edhe Nezir Kraku, dikur analist me mbi 30 mijë vota e jashtë mbeten figura si Enver Dugolli e Adnan Rrustemi.

Jashtë listës së PDK-së mbeti njëri nga deputetët më të vjetër të saj Xhavit Haliti që nuk fitoi vota të mjaftueshme por vend si deputetë për herë të parë kanë siguruara Sala Jashari me mbi 35 mijë vota e Përparim Gruda me mbi 31 mijë.

Nga kandidatët e rinj në LDK më së shumti vota ka marr Hysen Çekaj.

Sipas Shemsi Jasharit nga DFK ky rezultat është ndëshkim për ata paraprakët që nuk patën angazhim.

“Listat e partive politike kanë disa ndryshime, kemi emra të rinj që nuk kanë qenë pjesë e legjislaturës së kaluar e që kanë mbërri me marr mandat në këto zgjedhje. Kemi emra që asnjëherë s’kanë meritu me qenë pjesë e Kuvendit sepse nuk kanë tregu angazhim në mandatin që e kanë pasur e janë zëvendësuar me figura të reja”, ka thënë Shemsi Jashari – Demokracia Fillon Këtu.

Ndërkohë, pas përfundimit të numërimit të votave, KQZ pret dy ditë për ankesa pastaj shpallen rezultatet.

E pas rezultateve përfundimtare sipas Jasharit, nëse nuk ka qëllime për ta zvarritur procesin formimi i Qeverisë së re mund të ndodhë shpejt.

“Janë afatet ligjore që nuk do të zgjasin shumë, pas certifikimit brenda 30 ditëve, Presidentja duhet ta thërras seancën, të zgjedhet Kryetari i Kuvendit i cili i takon partisë që ka më së shumti vota, zgjedhen nënkryetarët, kryesia dhe pastaj i jepen 2 javë afat mandatarit për krijimin e Qeverisë”, ka thënë Shemsi Jashari – Demokracia Fillon Këtu.

Në ulëset e Kuvendit të Kosovës, siç e përcakton edhe Kushtetuta do të zënë vend edhe 10 deputetë të partive joshumicë në Kosovë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit