Monday, April 21, 2025
spot_img

Përfundon mbledhja e Kryesisë së PDK-së, a do ta votojnë nesër Kryeparlamentarin?

Ka përfunduar mbledhja e Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, e thirrur një ditë para seancës së konstituimit të Kuvendit.

Anëtarët e Kryesisë nuk janë deklaruar për vendimet që janë marrë, duke thënë se këto do të kumtohen përmes komunikatës që do të lëshohet nga partia.

“Për çdo gjë lëshojmë komunikatë”, tha nënkryetari Enver Hoxhaj.

“Vendimet i dëgjoni në komunikatën që e lëshon partia”, ka thënë deputetja Eliza Hoxha.

Ndërkohë, deputetja Ariana Musliu Shoshi, e pyetur nëse do të votojnë nesër kryeparlamentarin, tha se nuk është marrë vendimi.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit