Intervistimi i ish-kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqi nga Prokuroria Speciale e Kosovës tashmë ka përfunduar.
Ai nuk ka dashur të prononcohet për media pas intervisitmit.
Kur është pyetur nga gazetarja e Nacionales se për çka është intervistuar, Krasniqi ka kërkuar që të mos shqetësohet.
“Mos më shqetëso, a ka mundësi“.
Intervistimi i Krasniqit para prokurorëve të Speciales ka zgjatur më shumë se katër orë.
Në Prokurori ai ka hyrë në ora 13:00 dhe ka dalë pas orës 17.
Zëdhënësja e kësaj prokurorie, Liridona Kozmaqi, ka bërë me dije se Nagip Krasniqi është intervistuar në cilësinë e të pandehurit për një çështje penale.
“Lidhur me rastin për të cilin keni pyetur Ju informoj se N.K. është paraqitur sot në Prokurorinë Speciale me ftesë të kësaj prokurorie. I njëjti është intervistuar në cilësinë e të pandehurit për një çështje penale, të cilën kjo prokurori e ka në hetim”, ka thënë Kozmaqi.