spot_img
Wednesday, December 4, 2024
spot_img

Përfundon festivali i rrushit `Hardh Fest`

Të dielen u shënua nata e tretë dhe e fundit e festivalit të rrushit Hardh Fest. Me sloganin “Për kokërr t`qefit”, këtë vit u shenua edicioni jubilar i Festës së Vjeljes së Rrushit “Hardh Fest”. Kryetari i bordit të këtij festivali, Agi Haxhimurati, këtë edicon e cilësoi si më i miri nga të gjitha ediconet e deritanishme.

Haxhimurati tha se Hardh Festi në natën e dytë shënoi një rekord, sepse sipas tij kjo ishte nata më e mirë ndonjëherë në historinë dhjetë vjeçare, ku përformuan një prej grupeve më të njohura në botë “Gipsy King”.

Ai tutje tha se lajmi më I mirë I këtij festivali të veçantë është që po shtohen turistët e huaj.

“Pikërisht ky ka qenë një nga qëllimet tona, për me rritë festivalin, për me bë një brend ndërkombëtar dhe me përfaqësu jo vetëm Rahovecin si qytet por edhe Kosovën si një republikë e re. Kështuqë lajmi më i mirë është që po shtohen turistët e huaj të cilët po njoftohen me kulturën e hardhisë së Rahovecit, po i shijojnë verërat e rrushin por edhe me jetën atraktive te kafiteritë në anën tjetër që janë”, tha ai.

Në natën e tretë të festivalit të rrushit, në koncert përformuan Dren Abazi, NRG Band, Fisnikët dhe Nita Latifi.

Për tre ditë e netë, Rahoveci u shndërrua në lokacionin më atraktiv në Kosovë, falë “Hadh Festit”.

Atmosfera festive është përcjellë me një sërë aktivitetesh e që tërhoqën vizitorë të shumtë nga mbarë vendi dhe më gjerë.

Përveq përformancave muzikore, momente të rëndësishme u cilësuan  shtrydhja e rrushit, një ceremoni tradicionale e cila simbolizon fillimin e procesit të prodhimit të verës dhe ekspozitat e prodhimeve të rrushit dhe verës.

Radiotelevizioni i Kosovës ishte sponsor medial i festivalit të rrushit, i cili tashmë i ka bërë një dekadë prej nisjes së tij.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit