Monday, October 14, 2024
spot_img

Përfaqësuesit e ambasadës amerikane vizitojnë Preshevën, Sinani i njofton për shtypjet që iu bëhen shqiptarëve

Kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani, ka njoftuar se dje, ka pritur në vizitë stafin e ambasadës amerikane.

Gjatë kësaj vizite në Preshevë, Sinani thotë me zyrtarët amerikanë kanë diskutuar për çështje tepër të rëndësishme që kanë të bëjnë me shqiptarët atje.

“Patëm kënaqësinë të mirëpresim në komunën tonë zyrtarët e Ambasadës Amerikane, Nicholas Enz – zyrtar politik, dhe Ksenia Llazoviq nga departamenti politik. Në takimin tonë, u trajtuan tema të rëndësishme për të ardhmen e qytetarëve tanë”, ka shkruar Sinani.

Sipas saj, fokus i veçantë iu kushtua shërbimit të detyrueshëm ushtarak, pasivizimit të adresave si dhe mospranimit të diplomave të Kosovës.

Ajo thotë se ka marrë zotime nga përfaqësuesit e Ambasadës Amerikane për zgjidhjen e këtyre problemeve.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit