spot_img
spot_img
Wednesday, January 22, 2025
spot_img
spot_img

Përdorimi i telefonave inteligjentë dhe ankthi e depresioni tek adoleshentët

Një studim i ri ka zbuluar se adoleshentët që përdorin në mënyrë të tepruar telefonat e tyre inteligjentë kanë më shumë gjasa të vuajnë nga depresioni, ankthi dhe pagjumësia.

Studiuesit në “King’s College” në Mbretërinë e Bashkuar zbuluan se të rinjtë që thonë se kanë krijuar varësi nga telefonat e tyre, kanë dy herë më shumë gjasa të raportojnë simptoma ankthi dhe janë tre herë më shumë të rrezikuar nga depresioni sesa ata që mund ta kontrollojnë se sa i përdorin telefonat.

Shoqëria moderne është e lidhur ngushtë me përdorimin e telefonave inteligjentë. Por një studim i fundit nxjerr në pah lidhjen mes përdorimit të tepruar të tyre dhe rrezikut ndaj shëndetit mendor tek adoleshentët.

spot_img

Ankthi, depresioni dhe pagjumësia, të gjitha janë të lidhura me “përdorimin problematik të telefonëve inteligjentë”.

Ky është përfundimi i një studimi kryer nga studiuesit në “King’s College” të Mbretërisë së Bashkuar, i bazuar tek përgjigjet e 657 adoleshentëve të moshës nga 16 deri në 18 vjeç dhe përgjigjet e 69 fëmijëve të moshës 13 deri në 16 vjeç gjatë një periudhe katër javore.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit