spot_img
Monday, February 24, 2025
spot_img

Përditësimi i fundit, thellohet diferenca mes dy kandidatëve të AAK-së dhe Nismës

Pothuajse e kryer. Ka marrë fund gara mes dy kandidatëve të AAK-së dhe NISMA-s për një ulëse në kuvend.

Pas përditësimit të rezultateve preliminare të KQZ-së nga verifikimi i votave, Lahi Brahimaj i AAK-së ka krijuar diferencë të thellë prej mbi 400 votave me Vesel Krasniqin e Nismës Socialdemokrate.

Bazuar në rezultatet e kandidatëve për deputetë të përditësuara të premten në orën 11:42, me afër 95% të votave të numëruara, Lahi Brahimaj i ka fituar 11.308 vota, ndërs Vesel Krasniqi 10.832 vota.

Kësisoj, Nisma e Fatmir Limaj nuk do të arrijë kuotën e katër deputetëve, të cilën do ta fitonte vetëm në rast se kandidati Krasniqi do ta kalonte në vota Brahimajn e AAK-së.

Ende kanë mbetur për t’u numëruar dhe verifikuar edhe 100 vendvotime.

Pas procesimit të të gjitha vendvotimeve brenda vendit, do të nisë numërimi i votave me kusht dhe atyre nga diaspora – si për subjektet politike, ashtu edhe për kandidatët për deputetë.

Ndarja e ulëseve brenda koalicionit pritet të jetë përfundimisht pesë me tre. Pesë mandate do t’i ketë AAK-ja e Ramush Haradinajt, ndërsa tri Nisma.

Koalicioni AAK-Nisma-Konservatorët-Intelektualët-Ideal, numëron 7 për qind të votave të subjekteve politike në zgjedhjet e 9 shkurtit. Bazuar në këtë numër, koalicioni pritet të ketë tetë deputetë në legjislaturën e ardhshme.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit