spot_img
Monday, February 24, 2025
spot_img

Përditësimi i fundit nga KQZ-ja: Numërohen 78% e vendvotimeve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se deri më sot (18 shkurt) janë numëruar rreth 78% të vendvotimeve për votat e kandidatëve lidhur me zgjedhjet parlamentare.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, bëri të ditur se deri më tani ka përfunduar numërimi i votave të kandidatëve në 1 mijë e 970 vendvotime nga 2533 sa janë gjithsej.

Sipas Elezit, deri në numërimin përfundimtar duhet të pritet edhe për numërimin e votave me kusht, të diasporës, si dhe votave të personave me nevoja të veçanta.

“Deri në shpalljen e rezultateve përfundimtare KQZ-ja duhet të të bëjë numërim e votave me kusht, votave të personave me nevoja të veçanta dhe votat nga diaspora”.

“Lidhur me numërimin dhe verifikimin e subjekteve nga formularët deri më 18 shkurt në ora 16:00 janë numëruar rreth 78% të vendvotimeve apo rreth 1 mijë e 970 nga 2533 sosh, ndërkaq lidhur me aspektet e tjera të procesit zgjedhor ju njoftojmë se është duke vazhduar verifikimi i votave përmes postës”, ka thënë Elezi.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit