Një fëmijë 8-vjeçar është zhdukur sot në Gjilan, duke tronditur familjarët dhe komunitetin lokal.
Alp Krasniqi, një fëmijë me autizëm, është larguar nga shtëpia sot, më 27 prill 2025, rreth orës 15:30 dhe prej atëherë nuk është parë më.
Familjarët, të cilët kanë ngritur alarmin, shprehen thellësisht të shqetësuar, duke bërë thirrje për ndihmë urgjente nga qytetarët.
Për rastin ka folur edhe Policia e Gjilanit, e cila ka konfirmuar për Gazetën se ngjarja është raportuar sot rreth orës 15:30 nga prindi i fëmijës.
“Njësitet policore relevante ekipe të K-9, FSK, ekipe të kërkim shpëtimit dhe qytetarë të shumtë janë në kërkim të fëmijës të lindur më 2016, ku sipas deklaratës së prindit i njëjti nuk është kthyer në shtëpi”, tha Ismet Hashani.
Hashani tutje ka thënë se “kush do që ka çfarë do informate për vendndodhjen e tij të lajmërojë menjëherë Policinë e Kosovës në Gjilan në nr. 192“.
Të gjithë ata që mund ta kenë parë ose kanë informacion mbi vendndodhjen e tij, janë të lutur të kontaktojnë Policinë ose të lajmërojnë në numrin 048 197 803 ose 049 902 750.