Turqia njoftoi se ka arrestuar shtetasin kosovar Liridon Rexhepi, pasi i njëjti është identifikuar si menaxher i rrjetit financiar të shërbimit izraelit në Turqi. MIT e zbuloi Rexhepin pasi zbuloi parregullsi në llogaritë e tij financiare, të cilat treguan se ai po bënte depozita të panumërta për operativët e Mossad në Turqi përmes Uestern Union.
Media turke Daily Sabah tha se shërbimi i inteligjencës turke deri më tani ka zbuluar se agjentët në terren të Mossad-it në Turqi lehtësojnë transaksionet e tyre të parave përmes vendeve të Evropës Lindore, veçanërisht në Kosovë.
Policia turke ka arrestuar një shtetas të Kosovës, i cili akuzohet se ka transferuar para tek operativët e agjencisë izraelite të inteligjencës Mossad në Turqi.
Burimet turke të sigurisë thanë të martën se Liridon Rexhepi, i identifikuar si menaxher i rrjetit financiar të Mossad në Turqi.
Sipas medieve turke, Rexhepi, shtetas kosovar, po transferonte para për agjentët në terren të Mossad-it në Turqi, të cilët filmuan objektivat e Mossad-it me drone, drejtuan operacione psikologjike kundër politikanëve palestinezë dhe grumbulluan informacione për fushën siriane, thanë burimet.
Organizata Kombëtare e Inteligjencës Turke (MIT) e zbuloi Rexhepin pasi zbuloi parregullsi në llogaritë e tij financiare, të cilat treguan se ai po bënte depozita të panumërta për operativët e Mossad në Turqi përmes Western Union.
Ai u vu nën mbikëqyrjen e MIT sapo hyri në Turqi më 25 gusht, u ndalua në Stamboll më 30 gusht dhe u arrestua zyrtarisht të martën.
Sipas medieve turke, Rexhepi, gjatw marrjes nw pyetje ka pranuar se ka kryer transferet e parave.