Wednesday, July 16, 2025
spot_img

Pensionohet bashkëshortja e Jakup Krasniqit, edhe një ditëlindje pa prezencën e tij në familje

Sevdije Krasniqi, bashkëshortja e Jakup Krasniqit, sot ka festuar ditëlindjen.

Në këtë ditë të veçantë, ajo feston dy ngjarje të mëdha: ditëlindjen dhe pensionimin – një fazë e re dhe e merituar pas një jete të mbushur me përkushtim të palodhshëm, punë të ndershme dhe qëndresë përballë sfidave të mëdha.

Por këtë përvjetor, Sevdija e kalon larg bashkëshortit të saj të dashur, bacës Jakup Krasniqi – figurës së njohur kombëtare që aktualisht ndodhet në Hagë.

Edhe në mungesën fizike të bashkëshortit, forca dhe dinjiteti i saj vazhdojnë të flasin më shumë se fjalët.

Ajo mbetet një figurë e respektuar dhe një shembull frymëzimi për shumë gra – një grua që ka qëndruar krah burrit të saj në ditët më të vështira të kombit dhe jetës personale, dhe që sot, edhe pse e përmalluar, i buzëqesh jetës me dinjitet.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit