Sunday, July 20, 2025
spot_img

Pejë: Aksident mes tri veturave, gjashtë të lënduar

Gjatë persona kanë pësuar lëndime trupore si shkak i një aksidenti mes tri veturave në fshatin Leshan të Pejës.

Një gjë të tillë e ka bërë të ditur zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova. Ai tha se të gjashtë viktimat e aksidentit janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Pejës.

“Sot rreth orës 16:30, Policia është njoftuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Leshan-Pejë, në këtë aksident ishin të involvuara 3 vetura dhe si pasojë e aksidentit 6 persona kanë pësuar lendime trupore, të njëjtit janë dërguar në spitalin rajonal në Pejë për tretman mjekësor”, tha Rugova.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit