Friday, May 9, 2025
spot_img

Peci: Në distancë 200 metra me kanë ndalë 20 qytetarë e me kanë thënë ministër mos u dorëzoni

Ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci, ka folur rreth synimit të LVV-së dhe GUXO për të qeverisur përsëri me vendin.

Sipas Peci, këtë gjë po e kërkojnë edhe qytetarët, meqë edhe nëpër tubime të fushatës por edhe gjatë ecjeve nëpër qytet ata kërkojnë nga Kurti dhe vetë Peci për të mos u dorëzuar.

Përveç lavdeve për Kurtin, Peci ka bërë edhe një rrëfim për veten, duke thënë se i ka ndodhur që në 200 metra ecje, ta ndalin 20 qytetarë për t’i kërkuar që të mos dorëzohet.

“Kurti është në pozitë të lehtë, sepse qytetarët e kanë pasur një mesazh duke i thënë kryeministër mos u dorëzo”, ka thënë Peci.

“personalisht kur kam dalë në Prishtinë, në një distancë 200 metra, 20 qytetarë , disa nga veturat, disa më kanë dalë në rrugë, më kanë thënë ministër mos u dorëzoni, keni marrë votën qytetare dhe s’bën me u dorëzu”, ka thënë Peci.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit