Sunday, May 4, 2025
spot_img

PDK shpenzon mbi 360 mijë euro në tremujorin e parë të vitit 2025

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar raportin e shpenzimeve të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për tremujorin e parë të vitit 2025, duke zbuluar se PDK-ja ka shpenzuar gjithsej 360 mijë e 313 euro.

Shpenzimet kryesore u bënë në kategorinë “mallra dhe shërbime” me 177 mijë e 640 euro, ndërsa për paga u shpenzuan 154 mijë e 695 euro.

PDK-ja gjithashtu ka shpenzuar 6 mijë euro për udhëtime dhe 154 mijë e 96 euro për shërbime të ndryshme.

Shpenzimet e qirasë për tremujorin arritën në 9 mijë e 108 euro, ndërsa për furnizimin me ushqim dhe pije u shpenzuan 3 mijë e 764 euro.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit