Me votat e mërgatës të publikuara deri tani, duket se PDK dhe AAK janë më pak të preferuarat atje.
Analsiti Viktor Buzhala, ka thënë se siç po duket PDK nuk e po do diaspora.
“PDK-ne duket qe nuk e do aspak diaspora. Fiasko totale e saj atje, edhe pse kishte disa kandidate ne liste.
Realisht edhe AAK-Nisma dolen keq. Pse diaspora nuk po i do partite qe kane dale nga UÇK-ja?”, shkruan ai.
Vlen, të përmendet se me mbi 66 për qind të vendvotimeve të procesuara, Lëvizja Vetëvendosje prin me 52.72 për qind, e ndjekur nga Lidhja Demokratike e Kosovës me 29.8 për qind.
Sipas rezultateve të publikuara online nga autoritetet zgjedhore, në vendin e tretë gjendet Partia Demokratike e Kosovës me 7.98 për qind. Ndërsa, vendin e katërt e zë koalicioni mes Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismës Socialdemokrate, me 3.32 për qind.