spot_img
Wednesday, November 27, 2024
spot_img

PDK-ja nuk vendos vija të kuqe për koalicionin me VV-në, Haliti tregon “kushtet”

Partia Demokratike e Kosovës nuk vendos vija të kuqe për asnjë parti politike – kështu ka lënë të nënkuptoj deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti.

“Unë mendoj se kësaj çështje, përgjigje mund t’i jap Këshilli Drejtues i partisë. Unë mendoj që në kushtet që Kosova është tani, është mirë me mendu të gjithë që pas këtyre zgjedhjeve të bëhet një Qeveri e unitetit kombëtar nga të gjithë, e përkohshme deri në zbatimin e këtyre marrëveshjeve dhe kërkesave që ka Bashkësia Ndërkombëtare ndaj Kosovës me qëllim që t’i hapet perspektiva Kosovës për integrim evropian dhe pranimin në institucione ndërkombëtare, për heqjen e sanksioneve ndaj Kosovës dhe për hapjen e negociatave me BE-në.

Ai shtoi se “përfshin të gjitha partitë por me qëllim që të jetë qeveri për një vjet derisa të realizohen ose në cilindo variant, kushdo që të veproj në përputhje për zbatimin e këtyre marrëveshjeve të cilat janë diskutabile dhe është mirë që procesi për integrim të Kosovës në BE të jetë i unifikuar dhe të mos debatohet e as kundërshtohet në parlamentin e Kosovës”, u shpreh Haliti në një intervistë për Periskopin.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit