spot_img
Wednesday, October 23, 2024
spot_img

PDK-ja kërkon seancë të jashtëzakonshme për mesazhet e Dejona Mihalit dhe faljen e borxheve të ambalazhueseit të ujit

Deputetët opozitarë kanë grumbulluar 40 nënshkrime për të thirrur seancë të jashtëzakonshme për nesër nga ora 12:00.

Këtë e ka bërë të ditur shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, përmes një konference për media.

Ai ka thënë se në këtë seancë do të diskutohet për raportimet për faljen e borxheve të ambalazhuesve të ujit dhe përgjimet e publikuara.

Në lidhje me këtë, Tahiri ka njoftuar edhe përmes faqes së tij në Facebook.

“Nesër nga ora 12:00/h, në emër të 41 deputetëve të opozitës kemi ftuar Seancë të Jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, për të trajtuar keqpërdorimet e rreth 11 milion eurove të faljes së kundërligjshme të borxheve të kompanive ambalanzhuese të ujit nga Qeveria e Kryeministrit Albin Kurti, për të cilin rast tashmë ka edhe të arrestuar, e procesi është nën hetime penale. Në këtë seancë, domosdoshmërisht do të trajtohet edhe udhëheqja e kundërligjshme e sistemit tonë energjetik nga Dejona Mihali”, ka shkruar ai.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit