spot_img
spot_img
Thursday, January 30, 2025
spot_img
spot_img

“Pastroni të gjithë gjënë”/ Trump ‘lëkund’ Lindjen e Mesme, propozon dëbimin e palestinezëve nga Gaza

Presidenti Donald Trump tha se ai kishte folur me mbretin e Jordanisë për ndërtimin e mundshëm të banesave dhe zhvendosjen e më shumë se 1 milion palestinezëve nga Gaza në vendet fqinje.

Trump tha se i kërkoi Abdullah II të Jordanisë, një partner kyç i SHBA-së në rajon, të pranonte më palestinezët në vendin e tij.

“Unë i thashë atij se do të doja që ju të merrnit më shumë (palestinezë), sepse po shikoj të gjithë Rripin e Gazës tani dhe është një rrëmujë, është një rrëmujë e vërtetë,” u tha ai gazetarëve në bordin e Air Force One.

spot_img

Agjencia shtetërore e lajmeve e Jordanisë, Petra raportoi thirrjen me Trump, por nuk përmendi zhvendosjen e palestinezëve. Sipas OKB-së, mbretëria tashmë është shtëpia e më shumë se 2.39 milionë refugjatëve palestinezë të regjistruar.

Trump tha se do të dëshironte që edhe Jordania edhe Egjipti, që kufizohet me enklavën e shkatërruar, të strehojnë njerëz dhe se do të fliste me presidentin egjiptian Abdel Fattah el-Sisi për këtë çështje të dielën.

“Ju po flisni për një milion e gjysmë njerëz dhe ne thjesht e pastrojmë të gjithë këtë gjë”, tha Trump, duke shtuar se ka pasur konflikte shekullore në rajon.

Ndërkohë palestinezët  kanë dalë kundër këtij plani për t’i zhvendosur ata në vende të tjera.  Bassem Naïm, anëtar i byrosë politike palestineze, deklaroi për AFP se ky plan i Trump do të dështoi si shumë të tjerë, që kishin për qëllim zhvendosjen e palestinezëve.

Xhihadi Islamik Palestinez (PIJ), një fraksion i armatosur aleat me Hamasin në Gaza, denoncoi gjithashtu propozimin e Donald Trump, duke gjykuar se vërejtjet e tij inkurajuan “kryerjen e vazhdueshme të krimeve të luftës dhe krimeve kundër njerëzimit” .

Përveç vrasjes së dhjetëra mijëra njerëzve, lufta 15-mujore midis Izraelit dhe Hamasit e ka shndërruar pjesën më të madhe të Gazës në gërmadha. Sulmet ajrore izraelite kanë dëmtuar ose shkatërruar rreth 60 për qind të ndërtesave, duke përfshirë shkollat ​​dhe spitalet, dhe rreth 92 për qind të shtëpive, sipas OKB-së.

Përafërsisht 90% e banorëve të Gazës janë zhvendosur dhe shumë banorë janë detyruar të lëvizin vazhdimisht, disa më shumë se 10 herë, sipas OKB-së.

Lëvizjet e Trump duket se ‘hedhin në erë’ dy dekada të politikës së jashtme të SHBA-së, e cila ka theksuar prej kohësh një zgjidhje me dy shtete për Izraelin dhe Palestinën.

Ka kohë që ekziston një frikë në rajon se Izraeli dëshiron t’i shtyjë palestinezët nga Gaza në vendet fqinje – një premisë që Izraeli e refuzon, por që mbështetet nga fraksionet e ekstremit të djathtë të koalicionit të tij qeverisës.

El-Sisi kritikoi lëvizjen e Izraelit për të evakuuar më shumë se një milion banorë nga Gaza veriore në tetor 2023, duke e karakterizuar atë si pjesë të një plani më të madh për të pastruar të gjithë zonën nga palestinezët.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit