Një ditë pas vizitës së ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, në vend, janë bërë ndryshime në përbërjen e ekipit të tij mbrojtës.
Ndryshimet lidhen me rastin në të cilin Thaçi po akuzohet për pengim të drejtësisë.
Avokatja Nina Tavakoli ka vendosur të tërhiqet nga mbrojtja e Thaçit në këtë çështje, megjithatë, kjo nuk ka lidhje me çështje financiare apo ndonjë problem tjetër të ndjeshëm.
Arsyeja e dorëheqjes është se Tavakoli është gjithashtu përfaqësuese e Thaçit në rastin ku ai akuzohet për krime lufte në Dhomat e Specializuara, dhe ajo ka shpjeguar se “mosmjaftueshmëria e kohës” për t’u marrë me dy raste ka qenë arsyeja kryesore që ka çuar në këtë vendim”.
Për të zëvendësuar Tavakolin, ekipit mbrojtës të Thaçit do t’i bashkohet avokatja Sophie Menegon.