Ambasadori gjerman në Prishtinë, Jorn Rohde, njoftoi të mërkurën se Kosova do të përfaqësohet nga zyrtarët e vet nga tani në Marrëveshjen për Tregtinë e Lirë të vendeve të Evropës Qendrore (CEFTA).
“Lajm vërtet i mirë për Kosovën dhe tërë rajonin: CEFTA është zhbllokuar dhe nga tani Kosova do të përfaqësohet nga zyrtarët e vet, ashtu siç duhet, e jo nga UNMIK-u”, shkroi Rohde në X.
Pas këtij lajmi të mirë për Kosovën, ka reaguar Lëvizja Vetëvendosje, e cila ka thënë se “nga tash vendin ynë do të përfaqësohet si shtet, ashtu siç duhet, si Republikë e Kosovës”.
Shkrimi në Facebook:
Kosova në CEFTA si Republikë e Kosovës, e jo më si UNMIK!
Që nga viti 2006/7 Republika e Kosovës në CEFTA, Marrëveshja e Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore është përfaqësuar si ‘’UNMIK’’.
Nga tash vendin ynë do të përfaqësohet si shtet, ashtu siç duhet, si Republikë e Kosovës.
Vlen të thksohet se pas një presion të papërballushëm nga Gjermania për lirimin e mallrave të Serbisë, kryeministri Albin Kurti vendosi që të hap kufijtë, por me kontroll të shtuar.