Monday, July 14, 2025
spot_img

Pas zgjedhjeve të 11 majit: PS siguron 83 mandate, PD-Aleanca 50 – Kjo është përbërja e Kuvendit

Shqiptarët iu drejtuan kutive të votimit të dielën, më 11 maj, për të shprehur vullnetin e tyre në zgjedhjet parlamentare, që pritet të formësojnë legjislaturën e re në Kuvendin e Shqipërisë.

Teksa kanë mbetur vetëm pak kuti për t’u numëruar, përbërja e re parlamentare tashmë ka marrë formë, me ndarjen e mandateve ndërmjet partive garuese.

Sipas të dhënave zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Partia Socialiste ka dalë forcë e parë me 83 mandate, duke siguruar shumicën e thjeshtë për të qeverisur e vetme.

Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore renditet e dyta me 50 mandate, ndërsa Partia Social Demokrate ka siguruar 3 mandate në Kuvend.

Ndërkaq, Partia Mundësia do të përfaqësohet me dy deputetë, ndërsa Nisma Shqipëria Bëhet dhe Lëvizja Bashkë kanë siguruar nga një mandat secila.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit