Thursday, July 17, 2025
spot_img

Pas takimit me Trendafilovën, ambasadori britanik: S’duhet të pengohet komunikimi i Speciales me popullin e Kosovës

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka zhvilluar sot një takim me kryetaren e Dhomave të Specializuara të Kosovës, Ekaterina Trendafilova.

Përmes një postimi, Hargreaves bëri të ditur se takimi u mbajt në ambientet e Ambasadës Britanike dhe se gjatë bisedës është ritheksuar mbështetja e Britanisë për pavarësinë dhe funksionimin e kësaj gjykate.

“Me kënaqësi mirëprita sot në Ambasadën Britanike Zonjën Ekaterina Trendafilova, Presidente e Dhomave të Specializuara të Kosovës. Në themelimin e kësaj gjykate në vitin 2016, Kosova tregoi përkushtimin e saj për të përcaktuar të vërtetën dhe për të siguruar drejtësi për të gjitha viktimat,” u shpreh ambasadori.

Ai shtoi se mbështetja e Londrës për sundimin e ligjit në Kosovë mbetet e palëkundur.

“Ashtu siç Britania e Madhe mbështeti Kosovën në vitin 1999, ne vazhdojmë të mbështesim sundimin e ligjit në Kosovë dhe pavarësinë e Dhomave të Specializuara si pjesë integrale e sistemit të saj ligjor. Ne e njohim ndjeshmërinë e mandatit të gjykatës, por aftësia e saj për të komunikuar me popullin e Kosovës nuk duhet të pengohet. E vërteta dhe drejtësia duhet të triumfojnë”, përfundoi Hargreaves.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit