spot_img
Monday, November 25, 2024
spot_img

Pas një sëmundje të shkurtër, ndahet nga jeta doktori Faton Morina

Doktori Faton Morina është ndarë nga jeta në orët e hershme të mëngjesit të sotëm, pas një sëmundje të shkurtër.

Lajmin e ka bërë të ditur familja e tij, me ç’rast kanë njoftuar se varrimi do të bëhet në orën 17:00 në Dragodan të Prishtinës.

Nga Oda e Mjekëve të Kosovës e kanë përshkruar të ndjerin si një prej doajenëve të ortopedisë dhe traumatologjisë osteomuskulare.

“Morina përfundoi studimet për mjekësi të përgjithshme në Universitetin e Prishtinës, ndërsa specializimin e përfundoi për Ortopedi në Fakultetin e Mjekësisë, në vitin 1987.

Për vite me radhë u shërbeu qytetarëve të qytetit të Prishtinës, në lëminë e Ortopedisë.

Ishte njëri prej doajenëve të ortopedisë dhe traumatologjisë osteomuskulare, dha kontribut të veçantë në pjesën pediatrike të ortopedisë. Roli i tij në edukimin universitar dhe atij specialistik të gjeneratave të reja ka lënë gjurmë të përjetëshme.

Oda e Mjekëve të Kosovës, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqve dhe kolegëve të tij.”

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit