spot_img
Sunday, November 24, 2024
spot_img

Pas miratimit të buxhetit, Mimoza Kusari bën “selfie” me Grupin Parlamentar të VV-së, opozita mungon

Pasi u miratua në lexim të dytë Projektbuxheti për Ndarjet Buxhetore për Buxhetin e vitit 2025, shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari- Lila ka bërë një “selfie” me deputetët e pozitës.

Buxheti u votua me 61 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.

Opozita e kundërshtoi këtë projektbuxhet dhe në momentin e votimit nuk qe e pranishme në sallë.

Ndryshe në seancën e sotëm ky projektligj u kundërshtua nga ana e opozitës duke kërkuar ndryshime në disa fusha.

Po sot, thuajse asnjë amandament i propozuar nga opozita nuk e mori mbështetjen në Kuvend.

Buxheti i planifikuar për vitin e ardhshëm pritet të jetë 3.6 miliardë euro.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit