spot_img
Monday, October 21, 2024
spot_img

Pas Beogradit, O’Brien dhe Eichorst nesër në Prishtinë, pritet të takohen me Kurtin

Një ditë pasi vizituan Beogradin dhe zhvilluan takim me presidentin serb Vuçiq, Ndihmës-Sekretari Amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien dhe Drejtoresha e Përgjithshme për Evropën në Shërbimin Evropian për Punë të Jashtme Angelina Eichhorst, pritet të vijnë edhe në Prishtinë dhe siç merr vesh Gazeta do të ketë takim me kryeministrin Kurti.

Ndonëse presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ndodhet jashtë vendit, dyshja O’Brien dhe Eichhorst takimin do ta zhvillojnë me kryeministrin Albin Kurti.

Presidenti serb Vuçiq tha se në takimin që pati u diskutua edhe për Kosovën dhe sa i përket dialogut të vazhdojë me mbështetjen e SHBA-së dhe BE-së.

“Kemi shkëmbyer mendime edhe për rolin e Serbisë në Ballkanin Perëndimor dhe në Evropë. Me bashkëbiseduesit u njoha në detaje për situatën në Kosovë dhe shpreha shqetësimin e thellë për sfidat me të cilat populli serb përballet çdo ditë. Theksova nevojën për një angazhim më të madh të SHBA-së në këtë çështje, pasi që një mbështetje më e fortë dhe pjesëmarrje më aktive e Shteteve të Bashkuara mund të kontribuojë në stabilitetin dhe sigurinë në rajon”, tha Vuçiq.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit