Sunday, July 13, 2025
spot_img

“Pas aktit e vrau vetën në tualetin e shkollës”, shqiptarja në Austri jep detaje të reja për sulmin e djeshëm në shkollë

Kanë dalë detaje të reja lidhur me tragjedinë e ditës së djeshme në Graz të Austrisë, ku një ish-nxënës i gjimnazit dhe ku ndodhi ngjarja, u rikthye në këtë shkollë, por kësaj herë më një qëllim tragjik.

Me armë në dorë, e më gjakftohtësi, qëlloi nxënësit para tij, duke i lënë të vdekur 10 prej tyre, e në një numër të pakonfirmuar edhe të plagosur.

Në mesin e viktimave është konfirmuar edhe një vajzë rreth 15-vjeçe, me prejardhje nga Vitia e Kosovës, Lea Bajrami. Lajmin për vdekjen e saj e kanë konfrimuar familjarët.

Teksa, detaje të reja kanë dalë në dritë mëngjesin e sotëm, ku për mediat në Kosovë, foli një mjeke shqiptare, e cila jeton e vepron në qytetin ku ndodhi sulmi, në Graz.

Rina Demjaha e përshkurajti sulmuesin si nxënës problematik, duke e potencuar faktin se i njëjti nuk kishte arritur të diplomonte, dhe në shkollën ku e kreu sulmin ishte ish-nxënës.

“Ai u rikthye i armatosur në ish-shkollën në të cilën nuk ishte diplomuar, duke lënë kështu shumë të plagosur dhe deri më tash 10 viktima të konfirmuara. Ndër ta është edhe ai vetë, i cili pas aktit ka bërë vetëvrasje në tualetin e shkollës”.

“Ende motivi është i paqartë, ndonëse ai ishte i njohur se nuk ishte një nxënës i rregulltë dhe problematik. Burime jozyrtare mendojnë që një ndër shkaktarët mund të ketë qenë fakti që ai është ndjerë i bullizuar, mirëpo nuk ka ende diçka zyrtare nga autoritetet”, tha ajo.

“Numri i të plagosurve është i lartë, spitalet janë mobilizuar, sidomos ata në Graz. Disa janë ende në mjekim intenziv. Mbetet të shihet edhe sot se si është gjendja e tyre”.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit