Tuesday, October 15, 2024
spot_img

“Pas 9 shkurtit dihet”- Bajqinovci e quan “film” operacionin e Prokurorisë në ministrinë e Liburn Aliut

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka dalë me një qendrim publik menjëherë pas komunikatës së përbashkët të Prokurorisë Speciale dhe Policisë së Kosovës, ku u njoftua lidhur me operacionin e sotëm tek ministria e Liburn Aliut nga radhët e VV’së.

Bajqinovci përmes këtij postimi e ka quajtur operacionin “film” dhe ka thënë se pas 9 shkurtit “dihet”, duke iu referuar datës së zgjedhjeve nacionale.

“Do të ketë filma deri me 9 shkurt. Pas 9 shkurtit dihet…”, ka shkruar Bajqinovci.

Në aksionin e sotëm në objektin e MMPHI’së, policia ka arrestuar sekretarin e përgjithshëm të kësaj ministrie, Izedin Bytyqin. Ai dyshohet për veprat penale “Keqpërdorim i detyrës apo autoritetit zyrtar” dhe “Armëmbajtje pa leje”.

Policia po kërkon edhe N.F. për veprat penale “Keqpërdorim i detyrës apo autoritetit zyrtar”, “Shpëlarje e parave” dhe “Mosraportim apo raportim i rremë i pasurisë i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër pasurore ose i detyrimeve financiare”.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit