Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka arritur sot në Kosovë për të vizituar varrin e babait të tij në Burojë të Skenderajt.
Ende nuk dihet sa do të qëndrojë Thaçi në Kosovë, ndërkohë që në Skenderaj mijëra qytetarë po vazhdojnë të shprehin ngushëllimet e tyre për familjen e tij.
Gazeta ju sjell pamje nga Buroja, ku shihet edhe Thaçi te varri i babait.
Gjykata Speciale nuk i kishte dhënë leje ish-presidentit Hashim Thaçi që të merr pjesë në ceremoninë e varrimit të babait.