Partia Guxo eka dënuar ashpër sulmin terrorist në infrastrukturën kritike të Kosovës. Në reagimin publik të Partisë Guxo theksohet se “Kosova nuk përulet nga asnjë sulm dhe nuk iu nënshtrohet bandave kriminale e terroriste”.
“Partia Guxo dënon sulmin kundër Republikës sonë, kundër aseteve kryesore strategjike të saj, kundér sigurisë, rendit e jetës normale e të qetë. Republika e Kosovës nuk përulet nga asnjë sulm dhe nuk iu nënshtrohet bandave kriminale e terroriste. Ky sulm tregon edhe një herë se sa është e rëndësishme prania e njësive speciale si dhe puna e aksionet e Policisë së Kosovës për konfiskimin e armëve nga grupet kriminale e terroriste për të siguruar rend, qetësi e normalitet”, thuhet në komunikatë.
“Sulmi në drejtim të Qeverisë së Republikës së Kosovës për shkak të sulmeve të Serbisë është një marrëzi dhe çmenduri.”, vijon tutje.