Tuesday, May 13, 2025
spot_img

Parashikimi i motit për nesër

Ditën e premte me vranësira të ndryshueshme, do të ketë më shpesh intervale me diell, derisa orëve të pasdites priten zhvillime të rrebesheve të shiut dhe bubullima.

Frynë erë jugore e juglindore e lehtë dhe mesatare 3-7m/s. Temperaturat maksimale shkojnë deri në 18C e 21C, e minimalet fillimisht zbresin në 10C e 12C.

E paqëndrueshme po mbetet situata edhe ditëve të fundjavës.

Më shumë vranësira e mundësi për rrebeshe shiu parashihen ditën e shtunë. Të dielën nuk mungojnë intervale me diell. Temperaturat zbresin në 17C e 18C. Nga dita e hënë vranësirat shpërndahen, ndërkohë që nga dita e martën parashihet mot më stabil, kryesisht me diell e kthjellime.

Temperaturat kryesisht luhaten ndërmjet 16C e 19C, ato maksimale, derisa minimalet mund të zbresin deri në 5C. Përgjatë fundjave erërat ndryshojnë drejtimin në verilindje e frynë të lehta dhe mesatare 4-11m/s.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit