Jo të gjithë arritën t’i mbushin standardet e Sir Alex Fergusonit gjatë karrierës së tij 26-vjeçare si trajner i Manchester United dhe vetëm disa prej tyre ‘mbijetuan’, në mesin e të cilëve edhe Wayne Rooney.
Rooney iu bashkua Unitedit nga klubi i tij i fëmijërisë Evertoni në vitin 2004 për një shifër rekord të asaj kohe 25.6 milionë euro, duke u bërë adoleshenti më i shtrenjtë në botën e futbollit.
Gjatë asaj kohe, Unitedi pati një start dëshpërues të sezonit pasi arritën të marrin vetëm një fitore nga katër ndeshjet e para.
Por, teksa lanë pas Arsenalin dhe Chelsean me shtatë pikë, Sir Alex Ferguson i kënaqur dha një parashikim i cili vetëm sa vendosi më shumë presion në supet e një të riu siç ishte Rooney.
“Unë mund ta shoh Wayne duke pasur ndikimin e njëjtë siç e kishte pasur Eric Cantona në ekip kur e transferova atë”.
“Jam shumë i emocionuar. Ne morëm lojtarin e ri më të mirë që Anglia ka parë në 30 vitet e fundit. Wayne nuk është ende një artikull i përfunduar, por ai është një talent fantastik dhe këtë e ka dëshmuar në Euro 2004. Ai ka një potencial të jashtëzakonshëm”, kishte thënë Ferguson.
Dhe çfarë bëri tutje Rooney? Ai e realizoi parashikimin e Fergusonit duke e vendosur veten si njëri prej lojtarëve më të mëdhenj që ka veshur ndonjëherë fanellën e Unitedit.
Në fakt, 14 vite pasi nënshkroi për klubin, ai u bë golashënuesi më i mirë në histori të ‘Djajve të Kuq’, duke thyer rekordin që për kaq shumë vite e mbante Sir Bobby Charlton.