spot_img
Wednesday, October 30, 2024
spot_img

Paralajmërimi i ZRrE-së për shtrenjtim të energjisë alarmon qytetarët

Paralajmërimet e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë për shtrenjtim të faturave të energjisë, ka alarmuar qytetarët.

Disa të intervistuar nga Ekonomia Online thonë se është e papranueshme shtrenjtimi i energjisë elektrike.

Halil Kuliqi ka thënë se duhet të mbajnë grevë nëse vendoset për reduktime të energjisë elektrikë.

“Energjia elektrike nuk bënë të ndalet fare sepse në Kosovë prodhohet energji edhe për shtetet tjera, nuk kemi nevojë ne me i’u shitë shteteve tjera me marrë ato shtete tjera pa paguar fare dhe pastaj ne të mbesin pa energji nuk bënë. Elektroekonomia e Kosovës prodhon energji për tri Kosova ose edhe më shumë, Kosova nuk harxhon energji elektrike shumë, ndërsa paralufte ka harxhuar dhe nëse paralajmërohet që do të ketë ndërprerje të energjisë duhet të bëjmë greva”, u shpreh ai.

Ndërsa Ukshin Peci ka thënë se ndërprerja e energjisë duhet të bëhet për konsumatorët që nuk i paguajnë faturat.

“Kush nuk e paguan kanë mundësi me e ndërpre dhe jo kolektivisht, sepse kështu po dënohet edhe ai që e paguan edhe ai që nuk paguan. Turqit që po i marrin parat duhet të investojnë diçka”, u shpreh ai.

Kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike është shprehur edhe Hajriz Krasniqi.

“Energjinë e ndërpresin vetëm kur është më ftoftë, dhe njerëzit e pësojnë sepse njerëzit duhet të ngrohen dhe të përgatisin është një çmenduri sepse njerëzit nuk munden gjithmonë të ngrohen me dru sepse nuk i kanë kushtet”, deklaroi ai.

Ndërsa Pashk Desku ka deklaruar se ndërprerja e energjisë elektrike do t’iu shkaktonte telashe sidomos qytetarëve që jetojnë në banesa.

“Nëse ndërprehet energjia na marrë në qafë sepse nuk jemi të përgatitur të ndërpritet energjia elektrike dhe sidomos ata që jetojnë në banesa dhe apartamente si dhe në lartësi të mëdha sepse ndodh që nuk punon ashensori, ushqimet nuk mundë të përgatiten dhe është shumë problem. Qeveria duhet të subvencionojë prodhuesin për të blerë më shumë energji elektrike. Problemet për energji janë më tepër politike. Qytetarët duhet të mësohen të votojnë mirë sepse me rastin e votimit, e bënë vetën përgjegjës për çdo punë të mirë ose të keqe që bëhet”.

Ndërkaq Zeqir Buzuku ka hedhur kritika në adresë të Qeverisë për “shitje të energjisë dhe lënie popullin pa energji elektrike”.

“Në vend që të mos kemi probleme me energji kurrë ne vetëm po kthehemi mbrapa, jo do të ketë reduktime por edhe mundë të ketë edhe shtrenjtim dhe ne nuk e di që jemi duke shkuar në hap përpara dhe vetëm po kthehemi mbrapa. Qeveria duhet të kujdeset më herët që  gjatë dimrit të mos ketë problem, sepse vjet ka qenë shtrenjtim i energjisë dhe mungesë të saj në fund të vitit është dalë që KEK-u ka dalë në fitim me miliona, dhe kjo është shumë absurde, ndoshta e shesin energjinë dhe popullin e lënë pa energji, dhe tek qytetarët do të ndikojë negativ sepse njerëzit ngrohen më shumë me energji sepse kanë marrë klima dhe i kanë hjek drutë”.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit