Tuesday, July 15, 2025
spot_img

Panik gjatë fluturimit Gjenevë-Prishtinë! I riu shqiptar tenton të hapë derën e avionit

fluturimit Gjenevë-Prishtinë. Një i ri që do të udhëtonte nga Zvicra drejt vendlindjes, ka tentuar të hapë derën e avionit.

Pas kësaj kanë qenë udhëtarët ata të cilët kanë reaguar menjëherë, duke u munduar ta mbajnë nën kontroll shqiptarin.

Disa persona janë hedhur mbi të riun, ndërsa më pas dy djem të tjerë për ta neutralizuar e kanë mbajtur me forcë.

Nuk është e qartë nëse avioni ka qenë në fluturim dhe është detyruar të bëjë ulje emergjente në ndonjë shtet tjetër, apo gjithçka ka ndodhur në pistën e aeroportit të Gjenevës.

Ndërhyrja e policisë ka qenë ajo e cila ka neutralizuar përfundimisht situatën. Shqiptari nga ana tjetër ka ofenduar dhe folur me tone të ashpra.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit