Takimi i presidentit amerikan, Donald Trump dhe atij të Ukrainës, Volodymyr Zelensky në Shtëpinë e Bardhë është përcjellur me tensione.
Trump ka akuzuar Zelenskyn se “po luan bixhoz me luftën e tretë botërore”, derisa kanë dalë pamje ku dy liderët shihen duke ngritur tonet e zërit brenda Zyrës Ovale.
Siç raporton“The Telegraph”, presidenti amerikan ka akuzuar presidentin ukrainas se ka mungesë respekti dhe ka kërkuar nga ai që ta falenderojë për përkrahjen amerikane.
“Po tentojmë të zgjidhim një problem. Mos na tregoni neve se çfarë të ndjejmë, sepse nuk jeni në një pozicion për të na thënë atë saktësisht. Nuk jeni në pozicion që të diktoni se çfarë të ndjejmë”.
“Nuk jeni në një pozicion shumë të mirë tani. Nuk keni kartat me neve, do të filloni të keni probleme menjëherë” – citohet se ka thënë Trump, transmeton Nacionale.
Tutje, Trump ka paralajmëruar Zelenskyn se Ukraina duhet të bëjë marrëveshje me ShBA-të, ose Uashingtoni do ta ndalojë përkrahjen e tij.
“Njerëzit tuaj janë shumë të guximshëm, por ju ose do të bëni një marrëveshje ose ne jemi jashtë, dhe nëse jemi jashtë, ju do të luftoni” – ka thënë Trump.
Më poshtë, gjeni videon nga përplasja e tyre para kamerave.
HEATED Argument between US President Donald #Trump & #Zelensky
— Sumit Chaudhary (@SumitDefence) February 28, 2025
Trump said.
"You are showing us disrespect.
We are heading towards World War III, you have no right to play with it.
You should be grateful. It will be very difficult to run a business like this.
"You don't have… pic.twitter.com/aN53Ct8uNy