spot_img
Friday, March 7, 2025
spot_img

Pamje të rënda/ Vetura godet turmën në SHBA, shoferi gjuan me armë zjarri – raportohet për dhjetëra të vdekur

Të paktën dhjetë persona kanë humbur jetën, pasi një automjet goditi një turmë njerëzish në New Orleans të ShBA-së, ndërsa më pas shoferi i veturës gjuajti me armë zjarri, thanë autoritetet e qytetit.

Zyrtarët në departamentin e emergjencave thanë se, përpos të vdekurve, 30 persona të tjerë kanë pësuar lëndime, raporton “CBS News”.

Të lënduarit janë dërguar në një spital, ndërsa autoritetet partnere të sigurisë publike ndodhen në vendin e ngjarjes.

Distrikti i popullarizuar për turistë, Lagjja Franceze, me gjasë ka qenë me shumë njerëz në orët e para të Vitit të Ri.

Dëshmitarët i thanë një gazetari të televizionit se një automjet goditi një turmë njerëzish në Rrugën “Bourbon” në shpejtësi të lartë, pastaj vozitësi doli nga automjeti dhe filloi të shkrepte një armë. Zjarrit iu kundërpërgjigj policia po ashtu me armë.

Gazetari pa shumë njerëz në tokë duke u trajtuar për shkak të lëndimeve.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit