Familjet Sekiraqa dhe Gashi (Capat), të njohura edhe si grupe që janë në konflikt qe një kohë vazhduan ‘betejën’ të dielën mbrëma e që përfundoi tragjikisht.
Nga konflikti me armë mes tyre si në filma, në lagjen Aktash në Prishtinë, pas shkrepjes së rreth 100 plumbave, një person mbeti i vdekur dhe pesë të tjerë u plagosën.
Incidenti i 1 shtatorit dyshohet se është vazhdim i rastit të plagosjes që u regjistrua në muajin mars.