- Një person është lënduar sot si pasojë e shpërthimit të një bombole të oksigjenit në kolegjin privat “Heimerer” në rrugën “Kadri Zeka” në Prishtinë.
Nga Policia e Kosovës kanë thënë se rasti ka ndodhur rreth orës 16:30, duke shtuar se kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin në fjalë.
Për gjendjen shëndetësore të të lënduarit, Klankosova.tv ka kontaktuar edhe me Qendrën Klinike Universitare të Kosovës të cilët kanë thënë se gjenda është stabile, dhe kishte lëndime të lehta trupore.