spot_img
Tuesday, March 18, 2025
spot_img

Pamje nga shembja e tendës në Novi Sad, ku brenda stacionit hekurudhor ishin 35 persona

Mediumi serbForbes, ka publikuar pamje të reja nga momenti i shembjes së tendës së stacionit hekurudhor në Novi Sad, i cili moti jetën e 15 personave.

Në momentin e shembjes së tendës, në sallën kryesore ndodheshin rreth 35 persona, të cilët qëndronin në radhë për të blerë bileta ose prisnin trenin.

Asnjëri prej tyre nuk u lëndua, sipas pamjeve të kamerave të vëzhgimit të siguruara ekskluzivisht nga Forbes Serbia.

VIDEO

Ajo që është gjithashtu e rëndësishme, pamjet tregojnë se salla kryesore nuk ishte thjesht një kantier ndërtimi në letër, duke qenë se aplikimi për punime në objekt u konfirmua vetëm më 16 tetor 2024.

Në thelb ishte edhe një kantier ndërtimi, pasi pasagjerët qëndronin në një pallat ku punohej ende.

“Siç shihet në pamjet, galeria e sapondërtuar nuk ishte e hapur për pasagjerët dhe vizitorët e tjerë të stacionit në momentin e shembjes së tendës. Mbi shkallët ishte vendosur një fletë konstruksioni dalluese e gjelbër e errët. Gjithashtu shihet se në shkallët e galerisë së re mungon një pjesë e parmakut”, shkruan Forbes.

Përveç kësaj, një pjesë e konsiderueshme e hollit ishte e rrethuar me shirit dhe gjithashtu kishte folie ndërtimi në dysheme. Ato janë tregues se punimet po kryheshin ende dhe se këto pjesë të ndërtesës nuk ishin të aksesueshme për pasagjerët.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit