Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në aksin rrugor Fushë Krujë – Vorë, ku një automjet është përplasur me një betonere dhe për pasojë katër persona kanë humbur jetën.
TCH ka siguruar momentin e shpërthimit të makinës pasi u përplas me betonieren në Fushë-Prezë.
Pas hetimeve rezultoi se automjeti që drejtohej nga shtetasi Enejdi Laçi, 25 vjeç dyshohet se është përplasur me automjetin betoniere të drejtuar nga Aleksandër Krrashi, 24 vjeç, i cili pas aksidentit ishte larguar nga vendi i ngjarjes.
Si pasojë e përplasjes automjeti është përfshirë nga flakët dhe drejtuesi i automjetit Enejdi Laçi, 25 vjeç dhe tre pasagjerët në mjetin e tij Erildi Laçi, 20 vjeç, Enrikejd Kurti, 24 vjeç dhe Andi Laçi, 22 vjeç janë djegur për së gjalli brenda mjetit.
Drejtuesi i automjetit betoniere shtetasi Aleksandër Krrashi, 24 vjeç, i cili u largua nga vendngjarja është shoqëruar në komisariat.