Gani Geci është parë i pranishëm në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve gjatë mbrëmjes se sontme, pasi Gazeta paraprakisht raportoi për një konfrontim mes vëllait të tij Nehat Geci dhe përfaqësuesit të Lëvizjes Vetëvendosje në KQZ, Alban Krasniqi – njëherësh bashkëshorti i ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiut.
Lexuesit kanë dërguar pamje ku Geci shihet duke qëndruar mes përfaqësuesve të partive politike ndërsa numërohen votat e ardhura me postë.
Kujtojmë se përfaqësuesit e Lëvizjes Vetëvendosje po shfaqin sjellje gjithnjë e më agresive, ndërsa rezultatet e votave të ardhura me postë duket se po zhgënjejnë këtë parti.
Sipas përditësimit më të fundit nga KQZ-ja Lëvizja Vetëvendosje kryeson me 52.15% të votave, që përkthehet në 24,507 vota.
Në vendin e dytë renditet Lidhja Demokratike e Kosovës me 29.24% ose 13,742 vota, ndërsa Partia Demokratike e Kosovës ka siguruar 9.70% të votave, ose 4,560 vota.