Ish-banori i “Big Brother VIP Kosova,” Mirdon Pacolli, i dha fund beqarisë duke kurorëzuar dashurinë me Elmedinën në një dasmë shumë private.
Në mesin e të ftuarve ishin miq dhe kolegë të shumtë, ndërsa Mirdoni ndau edhe disa pamje ekskluzive me ndjekësit e tij.
Ai publikoi momentin e parë kur takoi Elmedinën, e cila shkëlqente me fustanin e nusërisë.
