Policia e Kosovës është duke mbajtur konferencë për media ku po shpalosen detajet rreth operacionit policor që u zhvillua në një fshat të Leposaviqit.
Bëhet e ditur se realizimi i operacionit policor rezultoi me gjetjen dhe konfiskimin e armatimit, një sasie të eksplozivit dhe uniformave ushtarake, që do të prezantohen në konferencë.

Ndërkohë, në këtë konferencë po merr pjesë ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, drejtori i përgjithshëm i PK-së, Gazmend Hoxha dhe zëvendësdrejtori i Mitrovicës së Veriu, Veton Elshani.