Dalëngadalë po përfundon ndërtimi i stadiumit të ri në Barcelonë, i cili parashikohet të përfundojë deri në fund të këtij viti me kapacitet 60 për qind.
Në fillim të vitit të ardhshëm më në fund mund të përfundojë plotësisht, shkruajnë mediat spanjolle.
Në prag të përfundimit të ndërtimit, klubi katalunas publikoi fotografi ku tregon se si do të duket “Camp Nou i ri”.
Stadiumi i ri do të mund të ‘strehojë’ 105 mijë shikues dhe investimi kap vlerën e 1.5 miliardë eurove.
Meqë ra fjala, Camp Nou i ri do të jetë padyshim ndër stadiumet më moderne dhe me të bukur në Evropë.
Ai do të zërë 18 hektarë në qendër të Barcelonës dhe do të ketë një sipërfaqe prej 350,000 metra katrorë.
Kujtojmë që klubi katalunas do të luajë në stadiumin Montjuic deri në fund të punimeve.
soaking in the beauty of the new @Spotify Camp Nou set to re-open in 2025.
— Birdie (@birdiefootball) August 19, 2024
📸: @fcbarcelona pic.twitter.com/sW9pZHzTeR