Aeroplani i pasagjerëve “Sukhoi Superjet 100” i prodhimit rus pësoi një defekt këtë të diel pas uljes në Aeroportin e Antalias.
Ai ishte nisur nga Soçi, Rusi dhe mbante 89 pasagjerë e gjashtë anëtarë të ekuipazhit, shkruan Daily Mail.
Sipas deklaratës, pas defektit piloti bëri një thirrje urgjence dhe ekipet e zjarrëfikësve tentonin të shuanin zjarrin sa më shpejt.
Ky ishtë moment i frikshëm për pasagjerët.
Pamjet dramatike tregojnë dhjetëra pasagjerë, përfshirë fëmijë, duke ikur nga avioni i djegur, ndërsa sirenat flakërojnë në sfond.
Tutje, ministria konfirmoi se të gjithë 95 personat në bord u evakuuan në mënyrë të sigurt.
“Të gjithë pasagjerët u evakuuan pa lëndime dhe fatmirësisht askush nuk u lëndua”, ka thënë në një deklaratë për mediat turke Suat Seyitoglu, zëvendësguvernator i Antalias.
Mbërritjet në aeroport u pezulluan përkohësisht ndërsa nisjet po bëheshin nga një pistë ushtarake.
Fire Panic on Russian Plane at Antalya Airport! 🔥✈️
— AirportIST (@AirportIST) November 24, 2024
A Sukhoi Superjet 100 type passenger plane belonging to the Russian airline Azimuth encountered a serious accident during its landing at Antalya Airport. It was reported that the plane leaked fuel as a result of its left engine… pic.twitter.com/s86v16jHpC