(Po bëhen bashkë të gjithë dreqnitë: Lista Srpska, PDK, LDK dhe AAK kundër LVV dhe Albin Kurtit)
Shkruan Binak Maxharraj
Që nga viti 2021, kur u mbajtën zgjedhjet parlamentare ku tandemi Kurti-Vjosa fituan mbi 50% të votave, opozita së bashku me Listën Srpska disi sikur u bënë bashkë në kritikat kundër Kurtit. Nuk ka kaluar bile asnjë ditë pas zgjedhjeve të 2021 që opozita dhe Lista Srpska, si në kor, kanë gjuajtur shigjeta helmuese kundër Kurtit, bile e shanin me epitete të ndryshme duke e quajtur spiun dhe njeri të Serbisë. Kritikat më të tmerrshme i bënte AAK-ja, një parti minore në nivel lagjeje, me deputetë aq sa krejt gishtat e duarve, por nuk munguan as kritikat e PDK dhe LDK ndaj Kurtit, i cili u doli në rrugë si një div i madh duke ua zënë të gjitha rrugët dhe rrugicat opozitës.
Kurtin e zgjodhi populli bindshëm të udhëheqë këtë vend për katër vjet. Gjatë këtyre katër viteve ishin rezultatet evidente të saj, e në veçanti, pos shumë rezultateve të tjera, duhet dalluar “Çlirimin e veriut të Kosovës”, të cilin opozita, pra, Pronto mafia, as që tentuan ta bënin, sepse nuk kishin guximin nga tandemi Vuçiq-Radojçiq. Ishin hapur dhe kapur në bashkëpunim me bosët serbë në veri, si me Radojçiqin, me biznese fitimprurëse. Me ardhjen e Kurtit dhe me çlirimin e veriut, sot në veriun e Kosovës frymohet lirshëm; është përmbushë mbrojtja e sovranitetit në gjithë Kosovë, çfarë për opozitën ishte vetëm një ëndër. Por as nuk kishin b…th të kapërcejnë Urën e Ibrit, pos një shetitjeje (me lejën e Radojçiqit) të ish-kryetarit të Kosovës Hashim Thaçit, kur së bashku me Bedri Hamzën po bënte një shetitje në liqenin e Ujmanit.
Këto kritika, ky denigrim, këto sharje kundër LVV dhe në veçanti kundër Kurtit po vazhdojnë fuqishëm edhe gjatë kësaj fushate parazgjedhore.
Pse shahet Albin Kurti në vazhdimësi nga opozita?!
Opozita dhe Lista Srpska ia kanë frikën Kurtit sepse ky njeri dallon nga liderët e mëparshëm. Nuk është hajn, nuk e keqtrajton shtetin në krahasim me opozitën dhe Pronto mafian, që për 25 vite nuk lanë gjë të keqe pa i bërë këtij shteti. Në emër të luftës fisnike të UÇK-s, ata filluan të vjedhin dhe plaçkitin shtetin në stilin “kush qohej i pari dhe kush po vjedh më shumë”. Ata sot janë bërë milionerë. Ata sot ende po rrinë gafil duke i përdorur dhe keqpërdorur paratë e vjedhura. Ata sot, në vend se të përgjigjen para prokurorëve dhe gjykatave, të cilët në vend se ta ndihmojnë qeverinë Kurti, iu janë bërë bllok, janë futur si strucat në zallë dhe nuk guxojnë të ngrejnë asnjë aktakuzë kundër bosave të krimit, apo të kapin peshqit e mëdhenj.
Pra, Albin Kurti është në fushatë zgjedhore para zgjedhjeve, atë nuk ka çfarë e ndal, është një uragan i pandalshëm. Atë nuk mund ta ndalë as PDK, as LDK e lëre më minoriteti AAK. Gjithkah që shkon, në fushatë e nderojnë dhe i përkulen. Albinin nuk mund ta ndalin as cubat e Kosovës, as kupola e krimit të organizuar. Éshtë betuar se do të mundë përsëri, bile edhe më fuqishëm se në vitin 2021.
Por, megjithatë, po bëhet një fushatë e turpshme, denigruese e horrave dhe cubave, e horrave të korruptuar dhe të dalur jashtë përdorimit, në drejtim të shpërfilljes së autoritetit të Albin Kurtit dhe LVV. Këtë e kanë bërë edhe më parë, edhe në zgjedhjet e parafundit, por Albin Kurti dhe LVV triumfoi, mori më së shumti vota nga të gjitha partitë e tjera. Éshtë në rrugë të mirë që edhe kësaj radhe LVV me Albin Kurtin të dalë e para në zgjedhje. Sepse Albin Kurti është njeri i pakorruptuar, qëndrimet e tij janë të qarta, është i pathyeshëm dhe si kryeministër do të vazhdojë të luftojë për shtet e jo për pushtet.
Din dhe mundët ti dalë zot vendit para baticave dhe zbaticave qe do ti dalin përpara Është i betuëm para zgjedhësve se do ta shkaterroi kastën mafioze,kupolën e krimit.Nuk lëshon pe për asnjë katramë kur është në pyetje shteti dhe sovraniteti teritorial i vendit.Derisa si prioritet në kater vitet e para e fitoi veriun e Kosovsë,Albin Kurtit i duhen edhe kater vite për ta luftuar dhe zbatuar Ligjin për konfiskimin e pasurisë se pa lgjeshme.Kësaj me se shumti po i frigesohet opozita e cila është quar peshë kundër Kurtit.
Horrat, cubat e shtetit dhe të pushtetit janë të frikësuar nga Albin Kurti, atij po i frikësohen edhe në ëndërr, po u shfaqet. Mu për këtë shkak, gjuajnë shigjeta helmuese kundër tij, por të padobishme, sepse Albin Kurti është i futur thellë në zemrën e popullit, të cilin e shohin si shpëtimtarin për ndryshime të mëdha që i duhen vendit për ta nxjerrë nga llumi, ku e futën horrat e pushtetit për disa vite me radhë. Horrat e shtetit dhe pushtetit po shpifin aq ulët, sepse të ulët e kanë edhe intelektin e tyre, duke pretenduar se gjoja Albin Kurti është hajdut, ani pse s’ka kurrfarë pasurie, se nuk është pro-amerikan, se Amerika nuk e do për kryeministër, sepse, siç thonë, po na prish me Amerikën, etj. Këto janë gënjeshtra dhe floskula politike të horrave të pushtetit dhe të partive të tjera politike.
Fuqia e Albinit është e madhe në fushatë, është vullkan ende i pashpërthyer, por edhe në këtë fushatë do të shpërthejë si më parë, ku i fshiu përpara si leska kundërshtarët e vet duke i mundur me mbi 50% të votave dhe duke i hedhur në opozitë si stervina. Ky fat do t’i gjejë edhe në këto zgjedhje, sepse Albin Kurti është i pamoshtur, s’ka kush e thyen dhe do të vazhdojë si uragan në fitoret e reja.