Një zyrtar i lartë i inteligjencës franceze i tha CNN se një avion luftarak Rafale i operuar nga Forcat Ajrore Indiane (IAF) u qëllua nga forcat pakistaneze.
Pakistani më herët pretendoi se kishte rrëzuar pesë avionë indianë në hakmarrje për sulmet ajrore indiane, duke përfshirë tre Rafale, avionë luftarakë të avancuar me shumë funksione të prodhimit francez.
Autoritetet franceze aktualisht po hetojnë nëse më shumë se një Rafale u qëllua në sulm, konfirmoi një burim nga komuniteti francez i inteligjencës.
CNN thotë se ky, nëse konfirmohet, do të ishte rasti i parë i humbjes së një Rafale në luftime.
Të kujtojme se Serbia ka arritur marrëveshje me Francën për blerjen e 12 aeroplanëve Rafale në vlerë 2.7 miliardë euro.