Një dasmë e veçantë do të mbahet pas pak në oborrin e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, Big Brother VIP Albania. Çifti Gesti dhe Egli Tako do të kurorëzojnë dashurinë e tyre në një ceremoni festive brenda formatit, ndërsa kjo ndodh vetëm pak ditë para finales së madhe të spektaklit.
Për të performuar në këtë ngjarje janë zgjedhur dy nga emrat e muzikës shqiptare, Remzie Osmani dhe Nexhat Osmani.
Në prag të ceremonisë, këngëtari pejan, Gesti, është parë duke biseduar me aktorin Laert Vasili, ku ka ndarë mendimet e tij për martesën dhe jetën pas saj.
“Do grua, do të rrish vetëm në shtëpi. Jo valla nuk rri në shtëpi. Harroje. Dal me shokë sërish. Nuk e lë shoqërinë”, u shpreh ai.
Ndërsa më tej shtoi: “Kur të martohesh kryhet çdo gjë”.