spot_img
Tuesday, February 25, 2025
spot_img

“Paguaj 30 dhe fito 500 euro”, detaje se si u mashtruan qindra kosovarë në Instagram – flasin viktimat e rastit

“Punësohu dhe puno nga shtëpia”. Kjo ishte oferta që mori shumë zemra, por jo edhe para.

Një mesazh tërheqës, një mundësi për të fituar para nga komoditeti i shtëpisë: çfarë mund të shkonte keq.

Kjo ishte oferta që premtonte 500 euro në fund të muajit për ata që do të punonin nga shtëpia, duke shikuar video të influencerëve të famshëm, raporton Kiks Kosova.

U duk e pamundur të refuzohej.

Të magjepsur nga mundësia, 360 persona u bashkuan në një grup të quajtur “ASTALENT’ në Instagram, duke paguar tridhjetë euro për t’u bërë pjesë e një kontrate pune.

Nga 360 persona, kjo kompani totalisht fiktive, mori plotë 10,800 euro.

Njëra nga viktimat e këtij mashtrimi, e cila deshi të mbetet anonime, rrëfeu për Kiksin përvojën e saj të hidhur.

Ajo tha se, si nënë me dy fëmijë që kërkonte mundësi pune nga shtëpia, kjo ofertë i dukej e shkëlqyer.

Asnjëherë nuk e besoi që në fund gjithçka të ishte mashtrim dhe kohë e humbur, derisa llogaria bankare ishte 0.

Detajet nga ky rast i gjeni në kronikën në vijim:

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit