spot_img
Sunday, November 24, 2024
spot_img

Pacolli ‘shpërthen’ ashpër ndaj Presidencës: Do të publikoj çdo ditë nga një shkrim, kam shumë për…!

Kryetari i AKR’së, Behgjet Pacolli, ka reaguar pasi u godit nga presideca. Ai ka thënë se “disa herë” ka qenë në “shënjestër të ofendimeve nga bashkëpunëtorët e presidentes Osmani”, derisa ka shtuar “se shumicën e rasteve e ka ndihmuar”.

Ai ka thënë se “skandalet e fundit” të presidents Osmani janë rezultat i mungesës së njohurive dhe arrogancën së stafit të saj.

Pacolli ka paralajmëruar se “nëse ata vazhdojnë kështu, unë do të publikoj çdo ditë nga një shkrim, në mënyrë që publiku të kuptojë më mirë se kush është filo-rus dhe filo-serb”.

“Kam qenë disa herë në shënjestër të ofendimeve  nga bashkëpunëtorët e Presidentes Osmani, edhe pse në shumicën e rasteve e kam ndihmuar. Unë besoj dhe kam thënë se skandalet e fundit të Presidentes janë rezultat i mungesës së njohurive dhe arrogancës së stafit të saj! Nëse ata vazhdojnë kështu, unë do të publikoj çdo ditë nga një shkrim, në mënyrë që publiku të kuptojë më mirë se kush është filo-rus dhe filo-serb, dhe kush është dinjitoz e kush nuk është, siç thonë ata. E unë kam shumë cka për të thëne.”

Ai ka shkruar se njerëzit mosmirënjohës dhe arrogantë “shpesh janë rezultat i nivelit të ulët të edukatës”.

“Njerëzit mosmirënjohës dhe arrogantë shpesh janë rezultat i nivelit të ulët të edukatës. Individët që rriten dhe formohen në mjedise ku mungon edukimi për vlerat e respektit dhe mirënjohjes ndaj të tjerëve, shpesh vijnë nga ambiente ku këto cilësi janë promovuar pak ose aspak. Në një shoqëri  ku inkurajohët  apo promovohet INDIVIDUALIZEM ekstrem dhe theksohët  EGOJA e personave, pa marrë parasysh se kush janë, aty krijohet një atmosferë ku njerëzit zhvillojnë qëndrime arrogante me mungesë ndjeshmërie e respekti ndaj të tjerëve.”

Pacolli ka folur edhe për njerëzit “grabitqarë”.

“Në shumë raste, këta njerëz njihen edhe si “grabitqarë” të emocioneve të njerëzve tolerantë, konstruktivë dhe të edukuar, të cilët janë të prirur për të ndihmuar të tjerët në nevojë. Këto sjellje shpesh rezultojnë në shfrytëzimin e mirëdashjes së të tjerëve, duke përfituar nga dhembshuria dhe ndihma e tyre. Këta “grabitqarë” shpesh veprojnë jo vetëm duke injoruar të tjerët, por edhe duke i sulmuar ata. Ky fenomen vjen nga fakti se këta individë nuk kanë as ndjenjën e mirënjohjes dhe as edukatën për të kthyer të mirën ose të qëndrojnë neutralë. Përkundrazi, arroganca e tepruar dhe primitivizmi i tyre i çon ata të përdorin “mjete”negative për të shuar plotësisht çdo formë mirësie nga ai person.”

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit