Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Behgjet Pacolli ka reaguar pasi Ministria e Bujqësisë organizoi Darkën e Lamës.
Në një shkrim në rrjeitn social Facebook, ai ka përmendur se një e tillë ishte organizuar nga presidenca në tetor të këtij viti.
“U bë lamë për “darkën e lamës”. Këto darka, që zakonisht ishin darka popullore, që i organizonte presidenca (madje një e tillë ishte edhe në tetor të këtij viti). Mbrëmë pamë edhe një darkë të ngjashme, të mbyllur, për njerëz të privilegjuar dhe larg syve të mediave.” – ka shkruar ai.
Pacolli ka thënë se “nuk dihet kush ha, pi e kush paguan”, por sipas tij, faturën e fundit e paguan taksapaguesi i Kosovës.
“Për nder, po me duket se u bë lamë në të gjitha anët – as nuk dihet kush ha, kush pi, e kush paguan, por një gjë është e sigurt: faturën e fundit e paguan taksapaguesi i Kosovës!”.